Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor “Ersekë-Korçë” – Lëndohet një çift bashkëshortësh, nisen drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Aksident në aksin rrugor “Ersekë-Korçë” – Lëndohet një çift bashkëshortësh
 Ngjarja: Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me betonet anësore në dalje të urës së Selenicës.
 Ndihma mjekësore:
 Ambulanca ka ndërhyrë për nxjerrjen e të lënduarve nga makina.
 Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës.
 Mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
 Hetimet: Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Detaje te reja…

Është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E.I i cili mbeti i plagosur në aksidentin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, në dalje të urës së Selenicës.

Ai fillimisht u dërgua me ambulancë drejt spitalit të Korçës dhe më pas mjekët kanë vendosur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Shoferi me inicialet E.I. doli me automjet nga aksi rrugor Korçë-Ersekë dhe u përplas me barrierat prej betoni anës rrugës. Si pasojë e aksidentit mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I.

Policia deklaroi se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME