Categories Lajme

FOTO / Flakët shkrumbojnë marketin në zonën e Plepave në Durrës

Një biznes në zonën e Plepave në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi, raporton se bëhet fjalë për një market, i cili është shkrumbuar plotësisht nga zjarri.

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, duken qartë pasojat e flakëve, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet në biznes janë të konsiderueshme.

Zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në objektet përreth.

Marketi përfshihet nga flaket ne Plepa, Durrës

Aktualisht, policia dhe shërbimi zjarrfikës po punojnë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike apo ndonjë shkak tjetër që çoi në këtë incident të rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME