Categories Lajme

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, humb jetën ish-kryetari i komunës

Irodhis Dalani, 61 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sarandë-Delvinë.

Biznesmeni Dalani dyshohet se është përplasur nga një automjet tjetër rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Sarandës dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Janinës por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë.

Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Dalani ka mbajtur postin e kryetarit të komunës së Livadhjës ndërsa së fundmi ushtronte veprimtarinë e prodhimit të djathit.

Në momentin e aksidentit ai kishte dalë herët në mëngjes për të mbledhur qumëshin nga fermerët e zonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME