Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një “Range Rover” është përplasur me kamion, dhe është përmbysur në anë të rrugës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjet me drejtues me inicialet shtetasin V. H është përplasur me automjetin tip kamion me drejtues shtetasin me inicialet Xh. K., dhe për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri në automjetin tip “Range Rover”, shtetasi H. S. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë për të zbardhur dinamikën.
