Një aksident ka ndodhur sot në Elbasan ndërsa kanë mbetur të plagosur 2 persona. Mësohet se në aksin Cërrik-Mollas, Volksëagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M. Për pasojë është plagosur drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M.
Të dyja janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi: Elbasan/Informacion paraprak , Rreth orës 09:30, në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M., të cilat janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
