Categories Lajme

Aksident në hyrje të Kuçovës/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, njëri përfundon në kanal (FOTO)

Një aksident është regjsitruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Kuçovës,në Meteor.Dy automjetet njëri tip Golf me targa AB 721 AP dhe tjetra Seat Ibiza Me targa AA 466 GC,janë përplasur dhe si pasojë e goditjes,mjeti Seat Ibiza ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në kanal.

Mësohet se mjetet kanë qënë duke qarkulluar në të njëjtin sens,por ende nuk dihet se si ka ndodhur goditja mes tyre,pasi në momentin e aksidentit ka qënë duke rënë një breshër i fortë.Fatmirësisht aksidenti ka shënuar vetëm dëme të mëdha materiale,ndërkohë që çifti që ndodhej në mjetin tip Golf dhe drejtuesi i mjeti tip Seat kanë dalë pa lëndime nga mjetet.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore,që po kryejnë edhe kryqrjen e vendit të aksidentit,për të zbuluar edhe dinamikën e tij.

Burimet policore në vendngjarje nuk konfirmojnë ende se cili prej mjeteve ka shkaktuar aksidentin,ndërkohë që mendohet se shkak mund të ketë qënë edhe koha e keqe dhe lagështira në rrugë,edhe pse nuk përjashtohet edhe shpejtësia me të cilën kanë qënë duke qarkulluar të dyja mjetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME