Categories Lajme

FOTO\ Bllokohet skafi pa dokumentacion në Ksamil, nisin hetimet për 2 vëllezërit

Një skaf pa dokumentacion është bllokuar sot nga policia në plazhin e Ksamilit. Ndërkaq kanë nisur hetimet edhe për 2 vëllezër. Skafi 4.5 metra drejtohej nga shtetasi E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH ndaj të cilëve ka nisur një procedim penal.

Njoftimi i policise: Policia Kufitare bllokon një mjet lundrues skaf, pa dokumentacion përkatës.

Procedohen penalisht 2 vëllezër. Policia Kufitare e Sarandës, gjatë patrullimit në det, në zonën e Ksamilit ka konstatuar dhe më pas bllokuar një mjet lundrues skaf, 4.5 metra, pa dokumentacion që drejtohej nga shtetasi E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e mjetit lundrues dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dy vëllezërit, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë rezultoi se ky shtetas, së bashku me shtetasin S. Sh., kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues (skaf).

Në përfundim të veprimeve dy vëllezërit janë proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME