Categories Lajme

Aksident në Levan-Tepelenë, makina me 3 anëtarë të një familjeje përfundojnë në kanal

Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Frakull. Mësohet se një automjet në të cilin udhëtonin tre persona të një familjeje, është përmbysur në kanal.

Bëhet me dije se të aksidentuarit janë nga qyteti i Korçës, me banim në Sarandë. Po të njëjtat burime kanë bërë me dije se destinacioni i tyre ishte Vlora. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Të lënduarit morëm ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan. Nga ana e bluve pohohet se shkak i daljes nga rruga të mjetit ka qenë lagështira nga reshjet e orëve të fundit.

Ky është një aks ku aksidentet rrugore nuk kanë munguar e kjo pasi mungojnë mbi e nën kalimet, ndërsa automjetet lëvizin edhe me shpejtësi tej normave të lejuara, duke u kthyer shpesh në burim aksidenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME