Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Rrogozhinë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, automjeti është përplasur në rrugën kryesore. Identiteti i tij ende nuk dihet.
Mësohet se policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit. Shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar.
Njoftimi i Policisë Kavajë/Informacion Paraprak. Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
