Një studim i fundit ka zbuluar se ngrënia e mëngjesit ka një ndikim domethënës në shëndetin e trurit.
Ky vakt ndikon në çlirimin e disa substancave që ngjallin ndjenja të mira dhe emocione pozitive.
Studiuesit e Universitetit të Misurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të interesuar të zbulonin ndikimin e vaktit të parë të ditës në mirëqenien e njeriut.
Në studimin e tyre, ata u përqendruan tek gratë dhe vajzat, me qëllimin për të kuptuar se si mëngjesi ndikon në planet e tyre për mirëmbajtjen e peshës.
Gjetjet e studimit zbuluan se një vakt i pasur me proteina nxit shpërthimin e ndjesisë së shpërblimit.
Kjo do të thotë se njeriu kupton që duke ngrënë mëngjesin do të shpërblehet më vonë gjatë ditës por edhe në vazhdim.
Shpërblimi vjen në formën e ushqyerjes së shëndetshme dhe si pasojë një peshe më të mirë trupore në një periudhë më të gjatë kohore./agroweb