Drejtuesi i një motoçikletë mbeti i plagosur teksa u përplas me një automjet. Aksidenti u regjistrua në zonën e njohur si “Gjyqi i Vjetër” në qytetin e Vlorës. Mjeti tip “Opel”, i cili drejtohej nga një grua ka qenë duke ecur drejt kur motoçikleta i ka prerë rrugën. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë policia shoqëroi drejtuesen e mjetit për verifikime të mëtejshme.
Categories
Lajme