Categories Lajme

Aksidenti mbrem në dalje të Beratit, makina përplaset me dy shtylla ndriçimi

Një aksident ka ndodhur mbrëm në By Pass-in në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë e madhe”. Një automjet Skoda Fabia duke udhëtuar drejt daljes së qytetit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy shtylla të ndriçimit.

Si pasojë e aksidentit, automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme, ndërkohë që drejtuesi i saj ka dalë nga mjeti pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendin e aksidentit, për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara nga drejtuesi 28-vjeçar. Si pasojë e aksidentit, prej më shumë se gjysmë ore vijon të jetë pa ndriçim rruga e By Pass-it për shkak të dy shtyllave të dëmtuara pas përplasjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME