Categories Lajme

Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, del ekspertiza: 22-vjeçarja i preu rrugën furgonit

Zbardhen shkaqet e akidentit tragjik me 5 viktima dhe 4 të plagosur në Muzinë. Nga ekspertiza paraprake mjeti “Land Rover” që zbriste qafën e Muzinës ka dalë përpara furgonit me pasagjerë që po ngjiste rrugën.

Prej përplasjes së fortë drejtuesi i fugonit doli nga rruga dhe ra në greminë. Një ditë pas aksidentit policia e Gjirokastrës arrestoi drejtuesen e mjetit “Land Rover”, 22 vjecaren Rexhina Çelhaka nga Tirana.

Për të përfunduar ekspertizën në vendngjarje këtë mëngjes u rikthyen sërish ekspertë të policisë dhe mblodhën prova të reja. Në vendin e aksidentit kanë mbetur ende sendet personale të personave që ndodheshin në furgon, 5 prej të cilëve sëbashku me drejtuesin e mjetit Bardhi Proda ndërruan jetën në vend.

E vetmja e mbijetuar që udhëtonte në këtë furgon tip “Benz” Greta Deberdini 25 vjeç nga Tirana ka thyer krahun është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa u plagos dhe drejtuesja e “Land Roverit”, Çelhaka dhe dy mikeshat e saj banese në Itali.  Në këtë aks rrugor që është mjaft problematik mungojnë barrierat mbrojtëse që mund të kishin ndikuar për të mos pasur këtë bilanc tragjik.

Mjetet u përplasën rreth orës 15.30 të së enjtes, furgoni me pasagjerë që drejtohej nga bardhi Proda ishte nisur nga Tirana për në Sarandë me 5 pasagjerë. Dy çifte bashkëshortësh një nga Tirana dhe tjetri nga Ukraina dhe vajza që i mbijetoi aksidentit.

Mjeti pas përplasjes me “Land Roverin” doli nga rruga dhe ra në greminë. Për nxjerrjen e trupave të pajetë zjarrfikësit punuan 2 orë pasi terreni ishte i vështirë. Për rreth 4 orë edhe rruga nacionale Sarandë Gjirokastër u bllokua duke shkaktuar kaos./ABC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME