Categories Lajme

Biden në pozicion të vështirë, i kërkohet të dorëhiqet

Pas shumë orësh, presidenti amerikan Joe Biden doli përpara medieve për të folur për sulmin në Kabul që shkaktoi vdekjen e 13 trupave amerikane dhe 90 personave të tjerë. Sipas Daily Mail, presidenti u shfaq në siklet gjatë gjithë kohës kur u përball me gazetarët. Presidenti 78-vjeçar shpesh mbeti pa fjalë përpara gazetarëve, ndërsa ishte i frustruar gjatë konferencës.

Konferenca erdhi tetë orë pas sulmit dhe presidenti nuk tha asgjë përpara kësaj. Sipas Daily Mail, presidenti për një moment mori pozicionin fetal, duke kërkuar që të ‘fshihet’ nga sytë e medieve. Ai tentoi që të fajësojë paraardhësin e tij, Donald Trump për vendimin e tërheqjes nga Afganistani. Edhe pse kishte mbledhur një listë me gazetarë të miratuar paraprakisht, ai ishte në siklet, raporton Daily Mail.

Javën e shkuar, një kardiolog i njohur, Aseem Malhotra, shprehu shqetësim për mirëqenien fizike dhe mendore të presidentit. Ndërkohë, sipas Fox Neës, janë shtuar zërat që kërkojnë dorëheqjen e presidentit. Mes tyre ka edhe demokratë. Ka raportime se mund të nisë një hetim për vdekjen e amerikanëve. Ajo që ka shkaktuar më shumë zemërim mbrëmë ishte deklarata e presidentit se talebanëve iu është dhënë një listë me emrat e amerikanëve dhe aleatëve të tyre. Sipas ekspertëve, kjo është një tradhti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME