Categories Lajme

Aksidenti me dy të vdekur te “Xhamlliku”, avokati i shoferit: Ja pse nuk jemi dakord me vendimin e gjykatës

Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy drejtuesit e mjeteve, Edmond Muratin dhe Etjon Lazrin, që shkaktuan aksidentin tragjik me dy viktima, më 2 janar, në zonën e Xhamllikut, në Tiranë. Pas vendimit të gjykatës, avokati i Edmond Muratit, Lavdosh Shehu, tha se personi që ai përfaqëson ka qenë në drejtim të rregullt të makinës.

“Ne kemi shprehur mënyrën dhe mekanizmin tonë lidhur me ndodhjen e ngjarjes së 1 janarit. Shpreh ngushëllime për familjarët e personave që kanë humbur jetën. E vërteta është se klienti që unë përfaqësoj ka qenë në drejtim të rregullt të mjetit. Pasi ka hapur sinjalin për t’u kthyer majtas, është përplasur nga mjeti tjetër. Nuk jemi dakord me vendimin e gjykatës, pasi nuk janë kriteret e ligjit për të caktuar një masë të tillë, me afat 30 ditor në burg, deri sa të dalë akt-ekspertimi”, tha avokati Murati.

Çfarë tha drejtuesi i mjetit që ju përfaqësoni? Ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, ai është i traumatizuar nga kjo dhe nga fakti që ka dy viktima. Lëvizja e tij ka qenë për të kaluar në sensin dhe drejtimin e rrugës që të çon te Kodra e Priftit, pasi ka hapur sinjalin, në gjendje të rregullt./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME