Categories Lajme

Aksidenti në Kuçovë, me 1 të vdekur dhe 1 të plagosur, identifikohen dhe kapen 2 autorët minorenë që u larguan nga vendngjarja

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kuçovës, ku vdiq një grua 72 vjeçe dhe u plagos rëndë një 74 vjeçare, policia e Kuçovës ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorët që u larguan nga vendi i aksidentit.

Nëpërmjet kamerave të sigurisë të bizneseve përreth vendngjarjes, por edhe nga dëshmitë e banorëve policia mundi të identifikojë dy personat, që ishin në motor dhe që aksidentuan dy të moshuarat.

Dy minorenët A. S., 17 vjeç dhe E. T., 15 vjeç kanë qenë mbi motorin që aksidentoi dy të moshuarat ,njëra prej të cilave gjeti vdekjen pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit. Edhe pse u larguan nga vendngjarja për t’iu fshehur policisë, ata u arrestuan disa orë më vonë dhe tashmë ndodhen në ambientet e DVP-së Berat.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën e varrezave në qytetin e Kuçovës, ku dy të rinjtë me motor pasi goditën të moshurat, u larguan me shpejtësi.

Njëra prej grave të aksidentuara,72-vjeçarja Leme Mara ndërroi jetë menjëherë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit, ndërsa e aksidentuara tjetër File Ahmeti, 74 vjeçe,u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se, drejtuesi i motorit, pasi ka përplasur dy gratë është larguar menjëherë nga vendngjarja. Mësohet se gratë e aksidentuara ishin fqinje me njëra-tjetër dhe kishin dalë për të shëtitur në momentin që janë përplasur mbi trotuar nga motori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME