Categories Lajme

Aksidenti në Lanë/ Rëndohet bilanci, pesë persona dërgohen në spital për të marrë ndihmë mjekësore

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë.

Sipas policisë, 5 persona janë paraqitur në spital për kontroll mjekësore, pasi një autobus i linjës së Unazës në kryeqytet, përfundoi në lumin e Lanës pranë zonës së njohur si ish-kinema ‘Agimi’.

Të lënduar lehtë kanë mbetur shoferi i autobusit Muhamet Kyçyku, 62 vjeç, faturino 61 vjeç, drejtuesi i autoveturës Jurgen Rama, 27 vjeç,  një pasagjere e autobusit, F. Ç., 64 vjeçe, dhe pasagjeri i autoveturës, A. H., 27 vjeç.

Tiranë/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME