Categories Lajme

Breshëri kallashi në drejtim të makinës në Fier , shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku janë shënuar të shtëna me armë ndaj një automjeti në pronësi të shtetasit M. 64 vjeç. Fatmirësisht në makinë nuk ndodhej asnjë person. Si pasojë janë shënuar vetëm dëme materiale.

Sa i përket motiveve që shkaktuan të shtënat me armë, bëhet me dije se shkak është bërë parkimi i automjetit të 64 vjeçarit para shtëpisë së shtetasit Martin Craga i cili ka qëlluar me armë zjarri. 30 vjeçari pasi është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i Plotë: Fier Informacion paraprak , Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, shpallet në kërkim 30-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:45, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi Martin Craga, 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME