Categories Lajme

Vlorë/ Ky është Lisian Myrtaj, I riu doli nga banesa me të dashurën, efektivi i “Delta Force” qëlloi me armë, ja dëshmia e tij

Ky është Lisian Myrtaj, oficer pranë Delta Forcë, i cili është konfliktuar me Jurxhino Todi Aliaj, ku shkak dyshohet të jetë një femër. Myrtaj ndodhet në komisariatin e Vlorës dhe ka deklaruar se ka patur shkëmbim zjarri ku si ashtu dhe Aliaj kanë goditur me armë zjarri njëri-tjetrin.

Policia është vënë në kërkim të Juxhino Aliaj dhe personit që e largoi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

“Dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me  armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar” njoftoi policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës pasditen e kësaj të premteje. Në lagjen “10 Korriku”, sipas bluve të Vlorës, në konflikt janë përfshirë dy persona tashmë të identifikuar nga policia lokale. Nga dyshimet paraprake, Juxhin Todi alias Aliaj, i shoqëruar nga e dashura e tij, ka dalë nga banesa teksa në hyrje të pallatit një person i identifikuar tashmë si Lisjan Myrtaj ( efektiv i forcave DELTA) ka shtënë në drejtim të të rinjve.

Dy të rinjt kanë tentuar të largohen me automjetin tip Mercedes Benz ML AA858 FY. Sipas informacioneve të policisë, mjeti ka shenja plumbash në pjesën e pasme dhe një tjetër në xhamin e parë, në anën e pasagjerit.

Nga vendngjarja janë larguar të dy personat e përshirë në ngjarje, ndërsa policia ka shoqëruar për në banesë vajzën që shoqëronte Juxhin Aliaj. Pas ndjekjes policore, blutë e Vlorës kanë shoqëruar Lisjan Myrtaj, i cili pretendoi se ka shtënë për vetëmbrojtje. Deri më tani në vendngjarje janë gjetur gëzhoja vetëm nga arma e përdorur nga Myrtaj. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe dinamikën e saj.

Policia po heton pistat e një konflikti personal mes autorit dhe shënjestër. Autori sipas policisë, Lisjan Myrtaj, efektiv i forcave Delta ka pasur një debat me 24-vjeçarin Todi. Sipas dëshmitarëve ka pasur replika mes autorit dhe objektivit, debate dhe fyerje, para se të nxirreshin armët. Më pas të dy janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po kryen hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME