Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në Tiranë. Sipas policisë një 25-vjeçare është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Njoftimi i policisë: Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
