Categories Lajme

“Infektimet në Tiranë rriten me 6 përqind çdo muaj”, mjeku: Ndodhemi larg imunitetit të tufës

Mjeku imunolog Genc Sulçebe ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku u shpreh se kushtet e tanishme janë optimale për përhapjen e virusit, si kushtet klimaterike, temperaturat, lagështia por gjithashtu kanë ndikuar dhe festat e fundvitit.

Duke iu referuar rastit të Tiranës, ai tha se shifra e të infektuarve rritet me 5-6 përqind çdo muaj, dhe duke patur parasysh këto shifra, deri në fund të qershorit imuniteti i tufës mund të rritet deri në 85 përqind. Ndërsa përsa i përket rangut vendor, ai tha se ndodhemi shumë larg imunitetit të tufës.

“Duket se ritmi të paktën në Tiranë i përshpejtimit të përhapjes së infeksionit shkon në rreth 5-6 përqind në muaj. Domethënë që nëse tani janë 40 përqind që e kanë kaluar infeksionin, atëherë nëse jemi me këto ritme rreth 5-6 përqind në muaj i bie që imuniteti i tufës që aktualisht është më i lartë se në fillim. Me këto ritme nëse vazhdon kështu mund të themi se në fund të qershorit duhet ta arrijmë imunitetin e tufës”, shpjegoi mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME