Categories Lajme

Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, një i vdekur dhe disa të plagosur (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci rreth orës 23:40 të së shtunës. Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në një autostradë në kryqëzimin mes Brinje-s dhe Ogulin-it. Sipas mediave kroate një person ka ndërruar jetë ndërsa të paktën 7 të tjerë dyshohet se janë plagosur.

Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, një i vdekur dhe disa të plagosur (FOTO)

Të plagosurit janë transportuar në spitalet në Ogulin dhe Karlovac. Mediat shkruajnë se dyshohet se viktima është një 58-vjeçar shqiptar, shoferi i autobusit. Për arsye të paqarta, shkruan Jutarnji, shoferi ka kthyer djathtas, ka goditur barrierën dhe më pas është përmbysur në anën e majtë.

Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, një i vdekur dhe disa të plagosur (FOTO)

Sipas policisë kroate, në momentin e ngjarjes në autobus ishin 9 pasagjerë dhe shoferi. Siç raportojnë mediat, hetimet vijojnë ende për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar trafik në drejtimin për në Zagreb. Po ashtu, siç duket edhe nga fotot në zonë ka reshje të mëdha dëbore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME