Categories Lajme

Aksion gjatë natës, çfarë ndodhi në rrugët e Tiranës

Vijojne kontrollet me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar aksidentet rrugore. Në rrugën Tiranë-Elbasan, rreth 5 orë u kontrollua me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor.

Sipas Policisë, pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë por çdo ditë të javës, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor.

“Gjatë kontrolleve prej orës 20.00 të datës 07.08.2020 deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 08.08.2020, janë evidentuar dhe ndëshkuar 15 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 135 km/h deri në 150 km/h.

Njëkohësisht nga kontrollet e ushtruara me drager janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në efektin e alkoolit, që varionte nga 0.26mg/l deri në 0.48 mg/l Gjithashtu janë kapur nga forcat ‘Shqiponja’ dhe patrullat e Policisë Rrugore, duke bërë drifting në sheshin ‘Nënë Tereza’ 4 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë secili.

Fundjava është për të shijuar dhe jo për të dorëzuar patentën tek radari. Polici rrugor, apo më keq akoma për të rrezikuar jetën duke u përfshirë në ngjarje rrugore.

Jeta është e shenjtë, mbroje atë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt. Mos fluturoni apo mos drejtoni mjetin nën efektin e al koolit, se shpejtësia dhe alk ooli v rasin jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME