Categories Lajme

Aksioni i koduar “Mesnata”/ Arrestohen dy të rinj në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona duke parandaluar ngjarje kriminale në ditët e festave. Sipas njoftimit të uniformave blu janë p rangosur Astrit Shekaj dhe Armando Vulaj të cilëve gjatë kontrollit në automjetin e tyre luksoz “Range Rover” iu sekuestrua një kallashnikov dhe m unicion l uftarak.

Njoftimi i policisë Lezhë: Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin e ngjarjeve kriminale në ditët festive dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata” Qarkullonin me a rmë z jarri k allashnikov në automjet, vihen në pranga drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit. Sekuestrohet 1 a rmë zjarri kallashnikov, m unicion l uftarak, 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

Në zbatim të planit të masave, për rritjen e prezencës së shërbimeve policore në territor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve k riminale, trafiqeve të paligjshme, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë shtuar kontrollet në akse rrugore dhe në qendra të banuara.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Mesnata”, në kuadër të të cilit Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Lezhë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin Astrit Shekaj., dhe pasagjer shtetasin Armando Vulaj, në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një a rmë z jarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e K rimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.Sh., 37 vjeç dhe A.V.,27 vjeç, banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lë ndëve n arkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për për veprat penale “Mbajtja pa leje e a rmëve dhe e m unicionit” dhe “Moskallëzimi i k rimit “.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME