Categories Lajme

Ju vu tritol poshtë makinës, kush është pronari vlonjat i cili ndodhet prej kohësh jashtë shtetit (Video)

Mbrëmjen e sotme, 3 janar në Vlorë, shpërtheu një sasi tritoli poshtë makinës në pronësi të shtetasit Benard Sinomataj. Vlora News mëson se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Nuk konfirmohet nëse shpërthimi ka lidhje direkte me ngjarjen e mëparshme. Një sasi tritoli prej rreth 50 gram ishe vendosur në pjesën e mëparshme të makinës.

Policia bën me dije se automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit. Burime për Vlora News bëjnë me dije se nuk ka dëme në njerëz nga shpërthimi. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri.” Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, gjithashtu dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME