Categories Lajme

Aksioni kundër lojërave të fatit, procedohet 49-vjeçari i dënuar më parë në Itali

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 49-vjeçar për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Shtetasi me inicialet SH.T., 49-vjeç, banues në Tiranë i cili do të procedohet në gjendje të lirë, rezulton të jetë i dënuar më parë në Itali për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sipas deklaratës së Policisë, në rrugën “Irfan Tomini”, në lokalin e tij, ky shtetas u konstatua duke hedhur lloto për ndeshje futbolli për shtetas të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale në lokalin e tij u sekuestruan tre televizorë dhe një aparat celular.

Deklarata e plotë e Policisë:

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 televizorë dhe një aparat celular.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, proceduan në gjëndje të lirë shtetasin:

– Sh. T., 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Në rrugën “Irfan Tomini”, në lokalin e tij, ky shtetas u konstatua duke hedhur lloto për ndeshje futbolli për shtetas të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre televizorë dhe një aparat celular.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME