Categories Lajme

Aktivisti Baki Goxhaj rrëfen tmerrin në flotiljen humanitare: Na lidhën dhe na dhunuan

Flotilja humanitare në të cilën ndodheshin aktivisti vlonjat Baki Goxhaj, por edhe persona të tjerë u rrëmbye nga ushtria izraelite. Baki Goxhaj tregon për ato ditë të tmerrit të përjetuara prej tij. Sipas Goxhajt, personat të cilët ndodheshin në flotilje u lidhën, u varën me kokë poshtë dhe u dhunuan për ditë me radhë në kampet e ushtrisë izraelite. Goxhaj tregon se ky ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

“Në mëngjesin e natës së parë në det, në ujëra ndërkombëtarë, pamë një anije të madhe në horizont dhe dy skafe që u drejtuan drejt nesh. U përpoqëm të largoheshim, por nuk mundëm sepse skafet ishin shumë të shpejtë. Na ndaluan, hipën në varkë, na lidhën dhe na kanë çuar te një anije e madhe që ishte e sajuar si burg me kontejnerë ku kemi qëndruar për dy ditë dhe dy net derisa kemi arritur brigjet e shtetit zionist”, rrëfen ai.

Goxhaj tregon se qëllimi i misionit të tyre ka qenë humanitar për të krijuar një korridor ku mund të dërgonin në Gaza ndihma të cilat shpëtonin jetë njerëzish. “Qëllimi i gjithë misionit të flotilës është krijimi i një korridori humanitar drejt Gazës, sepse Gaza është në bllokadë dhe ushqimet dhe medikamentet që hyjnë aty janë minimale”, tregon ai.

Sipas aktivistit Baki Goxhaj, ushtria izraelite nuk donte që kjo të ndodhte duke kërkuar që ndaj Palestinës të vazhdonte gjenocidin. Ndaj e vetmja përgjigje ndaj aktivistëve ishte dhuna. “Keqtrajtimi ka qenë konstant. Dhuna ishte fjala me të cilin ushtarët izraelit komunikonin me ne”, tregon ai.

Baki Goxhaj tregon se kjo gjë nuk e ka stepur dhe nëse do të jetë nevoja do të marrë sërish pjesë në misione humanitare. “Megjithatë, nëse misione të tjera do ketë, unë sigurisht që mund të kem përsëri interes. Nuk jam stepur aspak”.

Aktivistët humanitarë, por edhe ekipi i flotiljes që u morën peng, u liruan disa ditë pas rrëmbimit të tyre, falë dhe bashkëbisedimeve dhe ndërhyrjes së qeverisë shqiptare. Por dhuna dhe ato çfarë përjetuan do të mbesin gjatë në kujtimet e tyre si ditët më të vështira të jetës.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME