Categories Lajme

Biznesi merr punëtorë të huaj, por 68 mijë vendas të papunë! Filipinet, India, Egjipti ‘furnizojnë’ Shqipërinë

Përballë mungesës së fuqisë punëtore vendase, bizneset shqiptare po marrin gjithnjë e më shumë punonjës të huaj, kryesisht nga Filipinet, India dhe Egjipti. Por nga ana tjetër, Shqipëria ka të regjistruar si punëkërkues 68 mijë persona, ku një pjesë e konsiderueshme janë edhe me arsim të lartë.

Në kohën kur bizneset shqiptare po përballen me mungesën në rritje të fuqisë punëtore vendase, tregu i punës po flet gjithnjë e më shumë në ‘gjuhë të huaj’.

Vetëm gjatë vitit 2025, rreth 18,156 shtetas të huaj kanë marrë leje pune në Shqipëri, prej të cilave 14.338 ishin miratime për herë të parë. Ritmin më të lartë të aplikimeve e udhëheqin Filipinet, India, Egjipti, Turqia, Italia dhe Maynmari, vende që po furnizojnë sipërmarrjen shqiptare me fuqi punëtore.

PUNONJËS TË HUAJ SIPAS SHTETEVE

Filipine              18%
India                  18%
Egjipti                15%
Turqia                 9%
Italia                   4%
Maynmar            4%

Nga kuzhinat e restoranteve te kantieret e ndërtimit, punonjësit aziatikë po kthehen në “hallkën” që mban në lëvizje sektorë të tërë të ekonomisë. Referuar shifrave të 2025-ës aktivitetet ekonomike me numrin me të lartë të lejeve të aprovuara rezultojnë industria përpunuese, aktivitete të tjera shërbimi, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, ndërtimi dhe tregtia.

KU PUNOJNË TË HUAJT?

Industria përpunuese                        18%
Aktivitete shërbimi                            18%
Akomodim, shërbim ushqimor          15%
Ndërtimi                                            15%
Tregtia                                               11%

Vetëm gjatë vitit të kaluar gati 9700 biznese hapën rreth 68. 860 vende të lira pune afro 12% më shumë se në 2024-ën, 31% e të cilave në rajonin e Tiranës, e pjesa tjetër e përqendruar më së shumti në bregdet Durrës, Vlorë apo edhe Fier.

Biznesi shqiptar kërkon më shumë zanatçinj sesa punonjës të kualifikuar. Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 29.9% e vendeve të lira të punës janë për profesione elementare, ndjekur nga zejtarët dhe zanatçinjtë me 23.7%, punonjësit e shitjeve e deri tek specialistë arsimi apo teknikë e nëpunës. Ndërsa aktualisht janë 6451 vende të lira pune për profesione dhe zanate të ndryshme.

KATEGORITË ME VENDE TË LIRA PUNE

Profesione elementare                          29.9%
Zejtarë dhe zanatçinjtë                         23.7%
Punonjës të shitjeve/ shërbimeve         15.9%
Punonjës në industri                             10.5%
Specialistë me arsim të lartë                 6.4%
Teknikë/specialistë të mesëm                5.3%
Nëpunës                                                5.3%

Por, në punësim vijon paradoksi, aq sa ka vende të lira pune po kaq janë edhe persona që kërkon punësim. Rreth 68.204 individë rezultojnë të regjistruar si punëkërkues pranë zyrave të punës, nga të cilët 38,097 persona janë pa arsim ose deri 9 vjeçar, kurse 30,108 janë me arsim të lartë e deri me master shkencor

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME