Categories Lajme

Aktivitet nga Qendra Psiko – Sociale “Vatra” me sloganin “Investo për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave”

Dhuna e të gjitha formave ndaj grave dhe vajzave përbën një ndër shkeljet më të përhapura dhe më të shpeshta të të drejtave të njeriut në botë, përfshirë këtu edhe vendin tonë, ku normat shoqërore dhe steretiopet gjinore që i ushqejnë ato, vijojnë të mbeten probleme serioze.

Aktiviteti publik sensibilizues e ndërgjegjësues i realizuar dje nga Qendra Psiko – Sociale “Vatra” me sloganin “Investo për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave” mblodhi së bashku përfaqësues e drejtues të institucioneve qëndrore e vendore, organiztata kombëtare e ndërkombëtare, të rinj e të reja të shkollave të mesme, anëtarë të komunitetit si dhe media kombëtare e lokale.

Rekomandime të rëndësishme u dhanë nga ana e Vatrës në emër dhe organizatave të tjera që mbrojnë të drejtat e grave lidhur me masat paraprake të policisë shtetit për mbrojtjen e viktimave: financimin dhe fuqizimin e shërbimeve sociale për strehimin dhe riintegrimin e viktimave; rritjen e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore nē sherbimet sociale; rritjen e efektivitetit të institucioneve të drejtësisë nē dënimin e autoreve te veprës penale të dhunës dhe krimeve ndaj grave.

Drejtues të institucioneve vendore e qëndrore shprehën angazhim për marrjen e masave konkrete për parandalimin e fenomenit, fuqizimin e shërbimeve sociale në mënyrë të vecantë për rritjen e fondit për këto shërbime për vitin e në vijim.

Mesazhe të rëndësishme u shprehën gjatë aktivitetit nga drejtuesit e institucioneve kombëtare e ndërkombëtare, të rinj e të reja të angazhuar në aktivitete sensibilizuese.

“Dhuna nuk është më një çështje private. Një telefonatë mund të shpëtojë një jetë!

Raporto! Denonco! Shpëto!”

……. “Çdo ditë në media dëgjojmë lajme për vrasjen dhe lëndimin e vajzave dhe grave nga bashkëshorti, bashkëjetuesi, babai, vëllai. Thirrja ime sot shkon për djemtë: Edukohuni! Ndërgjegjësohuni! Thyejini steriotipet, ndihmoni dhe kontribuoni për një jetë më të mirë për vajzat. Këtej e tutje, nuk ka më asnjë justifikim!…

“Rëndom dëgjojmë: E ka kërkuar vet ajo, se nuk të rreh burri kot. JO! Ajo nuk e ka kërkuar vet.

Kush të rreh, të do! JO. KUSH TË RREH, NUK TË DO.

E kishte veshur fustanin shumë të shkurtër. Prapë JO! Veshja nuk e justifikon dhunën!. Gratë dhe vajzat kanë zot veten!.”

« Vajzat dhe gratë viktima të dhunës kanë nevojë të degjohen, të besohen dhe të mbrohen. Ato kanë nevojë për mbështetjen tonë; për familjen e tyre; për institucionet që ofrojnë shërbime, për t’u siguruar atyre mbrojtje dhe përkrahje.”!

Ishin këto disa nga mesazhet që të rinjtë ndanë me pjesëmarësit në aktivitet.

Falenderojmë Ministren e Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Albana Koçiu; Kryetarin e Bashkisë Vlorë , Z. Ermal Dredha; Zëvendës Drejtor i Policisë Vendore Vlorë, Z. Gazment Shehu, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë Znj. Shaqe Çelaj, AWEN-Albanian Women Empowerment Network Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, Znj. Ines Leskaj; Zëvendës Ministre e Brendshme, Z. Romina Kuko; Zëvendës Ministër i Drejtësisë, Z. Klajdi Karameta; Shefe e Bashkëpunimit Suedez për Zhvillim, Znj. Petra Bucher; Shef i Zyrës së Agjencisë Austriake të Zhvillimit në Tiranë, Znj. David Mucknhuber; Drejtues i UN Women në Shqipëri, Z. Michele Ribotta; Qendra Aulona; Qendra Rinore e Vlorës / Vlora Youth Center; Me Komunitetin për Ndryshim për pjesëmarjen, mesazhet dhe angazhimet që ndërmorën e shprehën në këtë aktivitet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT E VLORËS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT E VLORËS Në zbatim të projektit të ujësjellësit të ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 13 Prill 2026

Dashi Dite shume e paqëndrueshme dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ivanka Trump rikthehet në Shqipëri, sot takim me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump ka mbërritur serish mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlores. Sipas informacioneve, ajo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konispoli dhe fshatrat përreth hapën dyert për vëllezërit çamë

Një konflikt i zakonshëm apo banal u shfrytëzua nga xhandërmaria e Qeveria greke dhe u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia shpëton nga mbytja 82-vjeçarin në liqenin e Paskuqanit

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Tiranë. Një i moshuar ka tentuar të vetëhidhet…

LEXO ME SHUME