Categories Kulture

Aktori Bekim Fehmiu dhe “Odiseja”, “rikthehen” në RAI

Aktori i njohur shqiptar Bekim Fehmiu “rikthehet” në televizioni publik italian RAI në interpretimin e filmit “Odiseja”. Promovimi i Kosovës përmes diplomacisë publike është një nga iniciativat e ndërmarra nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë e cila falë një bashkëpunimi të suksesshëm me RAI-n propozoi ritransmetimin e filmit të njohur Odiseja me protagonist aktorin me origjinë shqiptare Bekim Fehmiu, i cili pati një karrierë të sukseshme në Itali e Europë.

Nga data 22 deri më 29 dhjetor ky serial televiziv po transmetohet në kanalin Rai Storia. Filmi Odiseja konsiderohet një nga kolosët e kinematografisë televizive italiane e i pari film i xhiruar me ngjyra.

Në 8 seri televizive filmi Odiseja mbush sivjet 50 vite nga realizimi i tij nën regjinë e tre regjisorëve; Franko Rossi, Piero Schivazappa e Mario Bava e i bazuar në skenarin e poemës së Homerit Odisea, transmeton Atsh.
Në rolin e Penelopës interpretonte aktorja e njohur greke Irene Papas.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Alma Lame ishte e ftuara speciale në programin e pasdites “Vita in diretta” në Rai Uno, e cila njohu publikun italian me jetën e karrierën e aktorit të madh Bekim Fehmiu.

“Bekimin e kam njohur personalisht një vit para se të vdiste, tha ajo. Ai nuk ishte vetëm një aktor, por ishte shkrimtar e artist i gjithanshëm.”

“Shkëlqimi e tmerri” është libri i tij i botuar më vitin 2001 një udhëtim personal i kujtimeve të jetës e krijimtarisë së tij artistike.

Bekim Fehmiu, u shpreh Ambasadorja Lame, edhe kur Kosova nuk ishte ende shtet, deklaronte me krenari identitetin e tij shqiptar e kosovar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME