Së shpejti seriali “Ertugrul” do të nisë xhirimet për sezonin e ri. Këtë herë në serial nuk do të shohim më Ertugrulin, por historia do të vazhdojë me të birin e tij, Osman Gazi.
Rolin e Osman Gazit do ta luajë aktori Burak Ozçivit të cilin e njohim të gjithë nga roli i Kemalit.
Mediat turke kanë mësuar se partnere e tij në këtë film do të jetë aktorja Aslihan Karalar.
Aslihan Karalar ka vetëm pak kohë që e ka nisur karrierën në aktrim. Ajo është 20 vjeçe dhe është shpallur Miss në Turqi.