Categories Showbiz

Aktorja e njohur shqiptare infektohet me koronavirusi, mesazh prekës nga izolimi

Aktorja e njohur Monika Lubonja ka rezultuar pozitive me COVID dhe lajmin e ka dhene vetë përmes një postimi në rrjete sociale. “Jam e mbyllur në shtëpi ,duke u kuruar nga COVID-19. Sigurisht që kjo është një tjetër lloj l.ufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë l.uftë të re. Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne. Me dashje ose pa dashje ne po v.rasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19.

Vemi deri aty sa ulemi me njëri – tjetrin , pijmë kafe, shkjomë dhe për dreka , a darkojmë , qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo, po në fund e puthim , Po ,po e puthim fort ,madje më fort , aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh”, shkruan ajo

Në mesazhin e saj ajo u ka bërë dhe një apel të gjithë të prekurve me Covid që në momentin që e mrrin vesh se janë të infektuar të qëndrojnë në shtëpi. Këtu shton se kush është infektuar e di që kjo ështe një l.uftë dhe është një l.uftë e ashpër mes jetës e v.dekjes.

“Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona ,e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë , se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie ,kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre , a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të v.rasin ?

Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një l.uftë dhe është një l.uftë e ashpër mes jetës e v.dekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi ,kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten…

Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri. Për mua si individ ,si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me v.rasje. Ne po v.rasim njëri – tjetrin në një formë a ndonjë tjeter. Zot na jep forcë”, shton ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME