Categories Lajme

Plotësohet amaneti i babait/ Dy vajzat dhe nëna e tyre bëhen me shtëpi të re

Pak javë më parë në emisionin “Historia e Fundjavës” u prezantua historia e familjes Gorreja. 2 vite më parë kryefamiljari ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ndërsa amaneti i tij i fundit ishte që dy vajzat të kishin një ditë të lumtur dhe një çati të sigurt. Mos plotësimi i këtij amaneti është edhe pengu më i madh i Elsës, pasi është e vetme dhe asnjë mbështetje.

Sapo rasti u bë publik, reagimet nga shqiptarët kanë qenë të shumta, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre. Ndërsa themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari dha lajmin e mirë, se familja do të ketë një shtëpi të re.

“Menjëherë pas transmetimit jam kontaktuar nga një shqiptar i Dibrës së madhe, që jeton në Austri. I cili me dëshirën më të madhe mori përsipër t’i blejë një shtëpi të re familjes Gorreja. Po i njëjti person, në të njëjtën mënyrë, pa e ditur askush veç meje dhe atij, ka ndihmuar shumë familje. Dhe nuk është kompani, është individ, që bën për të gjashtën herë radhazi një familje me shtëpi të re,” u shpreh Hajdari gjatë emisionit “Historia e Fundjavës”.

Banesa ku jetonte Elsa së bashku me dy vajzat ishte në kushte shumë të këqija. Pasi çatia dhe muret rrezikonin të binin në çdo moment. Por, tashmë Gretën, Jonën dhe nënën e tyre, i pret një jetë më e bukur, ndërsa shijojnë shtëpinë e tyre të re. Bamirësia nuk të varfëron!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME