Categories Lajme

AKU, kontrolle/ Produktet e ndihmave ushqimore në kushte të përshtatshme, brenda afatit të përdorimit

AKU vazhdon punën në terren për garantimin e sigurisë së ndihmave ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti. Kontrolle rigoroze po kryhen nga Drejtoria Rajonale e AKU Durrës në bashkëpunim me atë të qarkut Tiranë, Fier dhe Elbasan, në vend-grumbullimet e produkteve ushqimore të destinuara për konsum nga familjet e prekura nga tërmeti.

AKU vijon monitorimin e vazhdueshëm në ambientet e grumbullimit të shkollës 9-vjeçare “Marie Kaculini”; magazinat e rezervave të shtetit në Durrës; shkollën “Bernardina Qeraxhija”; shkollën e mesme “Leonik Tomeo” në Durrës; në ambientet e caktuara nga Bashkia Shijak; në ambientet e Pallatit të Sportit; në ambjentet e grumbullimit Sukth, Manëz; në ambientet e grumbullimit Fusha e Sportit, Fushë-Krujë dhe në njësinë administrative Nikël.

“Nga kontrollet e kryera rezulton se produktet ushqimore ruhen në kushte të përshtatshme, janë brenda afatit të përdorimit, si dhe produktet e ambalazhuara nuk kanë dëmtime, për rrjedhojë janë të sigurta për konsum human. Ndërsa, në ambientet e grumbullimit të shkollës së mesme “Leonik Tomeo”, pas konstatimit të produktet ushqimore me origjinë shtazore (sallam, suxhuk) të ruajtura në kushte të papërshtatshme, trupa inspektuese vendosi asgjësimin e këtyre produkteve ushqimore, të cilësuara si të papërshtatshme për konsum human”, shprehet AKU.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME