Categories Lajme

Akuza e Rithemelimit: Administratori i UKT-së në Durrës vodhi 30 milionë euro, si përfitoi kompania e babait të tij

Partia Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha ka denoncuar UKT-në në Durrës për abuzime me paratë e shqiptarëve.

Zëdhënësja Antikorrupsion Genta Vangjeli u shpreh se administratori i UKT, Durrës, Spartak Kovaçi ka përfituar 30 milionë euro, që u përkisnin shqiptarëve.

Sipas saj, gjatë kohës që Spartaku ka qenë në detyrë vetëm njëra nga kompanitë në emër të babait të tij, pra “ADRIATIK” sh.p.k., ka përfituar mbi 30 milionë euro me kontrata publike.

Vangjeli për ta vërtetuar këtë, ajo publikoi një sërë dokumentesh.

”Spartak Kovaçi ka mbajtur detyrën e administratorit të UKT Durrës nga 16 tetor 2013 deri 31 gusht 2022.

Kompania ‘ADRIATIK’ sh.p.k., ka si bashkëpronar edhe Petrit Kovaçin me nga 50% të aksioneve. Ky është dhe babai i Spartak Kovaçit. Gjatë kohës që Spartaku ka qenë në detyrë vetëm njëra nga kompanitë në emër të babait të tij, pra ‘ADRIATIK’ sh.p.k., ka përfituar mbi 30 milionë euro me kontrata publike konkretisht nga: UKT Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara, ndër të cilat spikat për nga vlera kontrata rezultat i procedurës së kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt: REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I (Programi i Rindërtimit) me vlerë 2.3 miliardë lekë ose mbi 20 milionë euro vetëm për një kontratë, për këtë kontratë. Kontrata u fitua me 99.9% të vlerës limit.

UKT Tiranë qiras kolegun sivëllain në Durrës me 5 kontrata me vlerë totale 8 milion euro. UKT Pogradec qiras kolegun në Durrës me 1 kontratë me vlerë mbi 2 milionë euro.

Kështu i ndan Edi Rama me bashkiakët e tij paratë e shqiptarëve jo pak por mbi 30 milion euro. Spartak Kovaçi në shkelje flagrante të ligjit në konflikt të hapur interesi në kundërshtim me të paktën nenin 21, nenin 24, neni 31, përfiton para publike”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME