Categories Politike

Akuzat e PD/ Mark Babani dorëzon në Prokurori shenjat e gishtërinjve

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka dorëzuar shenjat e gishtërinjve, pas akuzave të bëra nga PD-ja se ka qenë i arrestuar në Itali për vjedhje makinash në 4 prill  të vitit 1994.

Një lajm i tillë është konfirmuar nga Babani për Report TV. Kërkesa i është nisur me postë Babanit ditën e sotme, i cili ka dhënë shenjat e gishtave në Prokurorinë e Përgjithshme. Më pas kjo e fundit do i dorëzojë të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Dy identitetet e tjera për të cilat PD ka kërkuar të dhëna, janë Mark Babani i ditëlindjes 08/01/1967, për të cilin nuk rezulton asnjë vepër penale; dhe Mark Babani i ditëlindjes 24/12/1965, një vit lindje ky në të cilin kryebashkiaku i Vaut të Dejës ende nuk kishte lindur! Në një reagim që ka pasur më herët ,kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, u shpreh se ai ka lindur më 24 dhjetorit të vitit 1966, por duke marrë parasysh kohën dhe vonesat për të bërë regjistrimet në vendet e caktuara, i është shënuar ditëlindja më 1 janar 1967, ditën kur prindërit e tij janë paraqitur në gjendje civile.

Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME