Categories Lajme

Akuzat ndaj Kajmakut/ Anëtari KQZ-së: Prokuroria të faktojë akuzat, nuk mund të thotë kemi folur me Interpolin! Duhet dokumenti

Anëtari i KQZ, Bledar Skënderi ka deklaruar se argumentet e Prokurorisë për rastin e Kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku nuk janë të mjaftueshme. Ai tha se Prokuroria duhet të përcaktojë nëse shkeljet për të cilat akuzohet Kajmaku në Greqi përbëjnë vepër penale edhe në Shqipëri, ndërsa shtroi edhe pyetjen nëse për akuzat ndaj Kajmakut ka ndonjë vendim gjykate që i dokumenton.

“Vendimi i Kuvendit e ka tejkaluar atë që përcakton ligji. Derisa sot asnjë subjekt i interesuar nuk e ka ankimuar në rrugë gjyqësore këto mbetet në fuqi. Prokuroria e Përgjithshme duhet të kryejë këto veprime kryesore. Duhet të përcaktojë nëse vepra penale në Greqi përbën vepër penale në Shqipëri. Kjo është detyra kryesore e Prokurorisë. Në çdo pikë formulari thotë a keni qenë nën hetim për kryerjen e ndonjë vepre penale, por fakti është, a përbën vepër penale. Prokuroria këtë duhet të pëcaktojë. Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të thotë se kemi folur me Interpolin dhe rezulton kështu. Por a ka ndonjë vendim gjykate për këtë. Unë jam i qëndrimi që këto pyetje që bëra këtu, t’ia dërgoj prokurorisë me shkresë”, u shpreh Skënderi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME