Categories Lajme

Akuzohet për përdhunim, Spartak Dyrmishi i frikësuar për jetën: Policia greke më ka thyer këmbët, do më vrasin

“Piranjat” kanë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes ekstradimin e jashtëligjshëm të Spartak Dyrmishit drejt Greqisë, ku akuzohet për përdhunimin e një gruaje.

Dyrmishin,ka treguar se ai është prerë në besë nga ana e autoriteteve shqiptare, pasi nga Drejtoria e Policisë Vlorë ku ai ishte vetëdorëzuar është dërguar menjëherë në Kakavijë ku më pas e kanë marrë autoritet greke.

Ai rrëfen se është dhunuar barbarisht nga policia greke, madje ka frikë se nuk ka për të dalë i gjallë nga burgu.

Të njëjtin version si Spartaku tregon dhe vëllai i tij, i cili thekson se para se Spartaku të dorëzohej ka marrë fillimisht garancinë nga një shef krimesh dhe më pas nga vetë Drejtori i drejtorisë së Policisë së Vlorës, se nuk do të ekstradohej.

Lidhur me rastin në fjalë Eraldo Harlicaj ka kontaktuar dhe drejtorin e Policisë së Vlorës, por nuk ka mundur të marrë asnjë përgjigje.

E vetmja shpresë për të nisur një hetim do të jetë Avokati i Popullit.

Ndërkohë një javë më parë në emisionin “Piranjat” ekspertë dhe njohës të mirë të ligjit u shprehën se ekstradimi i Spartak Dyrmishit pa asnjë dosje, pa asnjë kërkesë zyrtare dhe pa vendim gjykate është në shkelje të plotë të ligjeve dhe Kushtetutës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME