Categories Lajme

“E rrihnin dhe e keqtrajtonin”, drejtësia vë në shënjestër çiftin nga Bazeli: Ka shfrytëzuar dadon shqiptare si skllave

Një çift nga Bazeli mësohet se ka punësuar një dado 20 vjeçare nga Shqipëria, të cilën e ka shfrytëzuar si skllave. Rasti tani po shqyrtohet në Gjykatën Penale të Bazelit.

Siç theksohet në aktakuzën e prokurorisë publike, e reja merrte vetëm 300 franga në muaj. Ajo flinte në dhomën e fëmijëve në një “krevat dollap”. Kur ajo ishte ankuar për pagesën, çifti i kishte marrë edhe pasaportën.

Për ato pak para që fitonte ajo duhej të pastronte apartamentin me katër dhoma të familjes, të kujdesej për tre fëmijët dy, pesë dhe nëntë vjeç, të gatuante për familjen dhe të lante rrobat. Madje, në rastet kur punëdhënësit e saj nuk ishin të kënaqur, ajo, sipas akuzës, edhe është rrahur.

Tashmë çifti akuzohet për trafikim njerëzor, detyrim dhe shkelje të ligjit për të huajt dhe integrimin, shkruan baslerzeitung.ch. Në fillim të seancës kryesore të mbajtur të premten, të dy kanë mohuar akuzat.

“E reja shqiptare ka përhapur gënjeshtra, madje ka goditur edhe fëmijët e tyre”, ka pohuar në gjykatë kryeshtëpiaku 38-vjeçari.

Ata vetëm kishin dëshiruar ta shpëtonin të renë nga kushtet e rënda ekonomike. Po kjo 20 vjeçare ishte e punësuar më parë në Aargau, ku po ashtu ishte trajtuar keq.

Por, siç doli nga procesi, çifti i Bazelit thuhet kishte punësuar edhe më parë dado, në rrethana të ngjashme diskriminuese. Në këtë proces mësohet se ka pasur tentativa presioni ndaj viktimës sot 23-vjeçare, në mënyrë që ajo të tërheqë deklaratat e saj. Viktima tani jeton në një vend të fshehtë.

Agjencia nga Shqipëria ndërmjetëson dado në Zvicër

Të resë, tani viktimë, i ishte dashur të linte shkollën e mesme në Shqipëri për të ndihmuar në biznesin e prindërve të saj.

Ajo kishte fituar punën e dados përmes një agjencie e cila pohonte se puna deri në tre muaj ishte e ligjshme në Zvicër. Por, kjo nuk eshte e vërtetë. Për punësimin e shtetasve shqiptarë në Zvicër kërkohet pasja e lejes.

Megjithatë, rrethanat tregojnë se dadot shqiptare po shfrytëzohen sistematikisht në Zvicër.

Prokuroria publike do të bëjë kallëzimet penale si pjesë e pledoajesë. Për shkak se çështja po trajtohet nga një trup gjykues me tre gjykatës, mund të pritet një dënim me burg deri në pesë vjet. Vendimi do të merret javën e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME