Categories Lajme

Akuzohet se ka abuzuar me pacientë të mitur, pranga mjekut alternativ shqiptar në Itali

Një osteopat shqiptar është vënë në prangat e policisë në Itali, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me pacientët e mitur, por edhe ata në moshë të madhe. Hetimet u kryen nga Prokuroria e Breshias në bashkëpunim me policinë e e Rovatos, pasi ndaj tij u ngritën disa akuza nga personat të cilët ishin ngacmuar seksualisht.

Gjykata ka vendosur të lëshojë urdhër arrestin pasi është shprehur se provat e mbledhura kundër 44-vjeçarit shqiptar janë të mjaftueshme për të mbështetur akuzat. Autoritetet italiane thonë se rrëfimi që nxiti investigimin, ishte ai i djalit të mitur të shqiptarit. Dyshohet se osteopati shqiptar ka ngacmuar seksualisht pacientët në të paktën 4 raste.

Osteopat është profesion i bazuar në pseudoshkencë që inkurajon pacientët të përdorin mjekësinë alternative për shërimin e problemeve të ndryshme duke manipuluar kockat dhe muskujt e trupit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME