Categories Lajme

Al.armi i rre.më për tërmetin ishte planifikuar? Gazetarja e ‘Shekulli’-t: U modifikua me fotoshop

Alarmi dhe paniku që u përhap mbrëmjen e djeshme në Tiranë duket se ishte planifikuar. Daniela Grica e “Shekullit”, një nga dy gazetarët që u shoqërua pas përhapjes së lajmit të rremë, përmes një postimi në Facebook pas dëshmisë që dha në komisariat pretendon që lajmi i saj i përhapur në Facebook u modifikua qëllimisht nga dikush që ajo nuk e njeh.

Gazetarja mohon që të ketë shkruar një lajm të tillë, por akuzon se është modifikuar dhe shpërndarë me foto.

Në fakt ndryshe nga Syri, fake news i të cilit është lexuar dhe fotografuar direkt nga portali, në rastin e shkrimit te Danjela Grricës qarkullon vetëm fotografia e titullit që ka brenda lajmin fals për një tërmet 6 ballë të parashikuar për në orën 23.30 të natës së mbrëmshme. Në fund të titullit kishte si emër të autorit atë të Daniela Grricas.

Nuk e di! Nuk e di kush, pse, çfarë kërkoi ai apo ajo që modifikoi atë foto. Sepse ai nuk është një lajm, i shpërndarë me link, është një foto e modifikuar me fotoshop që përhapi panik” shprehet ajo.

Lajmi qe qarkulloi me emrin e gazetares Daniela Grica

Mbrëmjen e djeshme portali Syri.net publikoi një fake news duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 ballë, pra me i fortë se ai i te shtunës. Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë.

Portali pranë Berishës dhe Metës e hoqi më pas lajmin, ndërsa solli reagimin e fortë dhe të menjëhershëm të strukturave shtetërore, që e cilësuan si përgjegjësi penale! Bashke me Daniela Grricen policia shoqëruan në Komisariat edhe gazetarin e “Syri.Net” Aurel Rakipllari./shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME