Ishte data 1 tetor e vitit 1949, kur revolucioni fitoi dhe lindi Republika Popullore Kineze.
Me rastin e shtatëdhjetëvjetorit të themelimit, në shtetin e madh aziatik ka nisur një javë festimesh plot lavdi.

Dhe kush e di se çfarë do të mendonte për sot, Mao Ce Dun, njëriu që solli çlirimin dhe që e eksportoi modelin e tij të socializmit magjepsës jashtë kufijve, për perandorinë e re të sistemit Kapitalist.
Pas 70 vitesh, ndërsa kanë nisur përgatitjet, në 1 tetor Pekini do të organizojë paradën më të madhe ushtarake në historinë e vendit, kun ë rreshtat e pare do sfilojnë armët modern ushtarake.

Dikur lideri Mao thoshte se ‘fuqia politike lind nga gryka e pushkës’, duke iu treguar muskujt disidentëve të brendshëm, zëri i të cilëve u fik ngadalë ndër vite, dhe sot, kundër armiqëve të jashtëm, sidomos në ditët e krizës tregëtare me SHBA dhe revoltave në Hong Kong-un rebel.
Prej ditësh mbi Pekin, helikopterët dhe aeroplanët gërvishin qiellin duke lënë pas ngjyrat e Republikës. Nën ta shtrihet një vend që ndryshon çdo ditë dhe që është rritur ekonomikisht, që ka fituar mbi anafalbetizmin dhe që po sfidon vështirësitë e rritjes së klasës së mesme.
.jpg)
