Categories Lifestyle

Dez.infektuesi i duarve nuk i m.bytë bakteret!

Edhe pse besohet edhe nga profesionistët mjekësore se një dezinfektues i duarve mbronë nga mikrobet dhe bakteret, duke përfshirë edhe atë të gripit, një studim i fundit ka hedhur poshtë këtë teori.

Dailymail shkruan se disa shkencëtarë në Japoni kanë gjetur se bakteri, që shkakton gripin mund t’i rezistojë një dezinfektuesi të duarve.  Në eksperimentet e bëra edhe pas dy minutave pasi ishin lyer duart me alkool, virusi ishte ende aktiv.

Vullnetarët, që morën pjesë në këtë studim, kishin lejuar shkencëtarët të vendosin mukus që përmbante  virusin e gripit në duart e tyre dhe kishin fërkuar duart për disa minuta derisa virusi ishte përhapur mirë.

Më pas ata kishin pastruar duart me ujë të ngrohtë dhe sapun anti-bakterial, ku ishte vërejtur se virusi ishte mbytur brenda 30 sekondave. Nga ana tjetër ishte vërejtur se përdorimi i alkoolit apo dezinfektuesi nuk e kishte efektin e njëjtë.

Pandemia e gripit mbytë 250.000-500.000 njerëz çdo vit. Zakonisht ky lloj virusi shfaqet gjatë sezonës së vjeshtës.  “Ne nuk duhet harruar që një grip i rëndomtë mund të çojë vdekje”, tha Dr. Cameron Kiser, profesionist mjekësor dhe autor i studimit.

Gripi mund të bartet nga një person në tjetrin me anë të teshtimës, kollitjes apo mukuseve të tjera.  Për t’iu shmangur gripit të tillë preferohet të bëhet pastrimi adekuat i duarve në vend se të përdorni ndonjë dezinfektues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME