Categories Lajme

“Alamet familje”, flasin të afërmit e vikt imave në Rrëshen: Ish-burri i dhu nonte, i ka takuar vajzat sa herë ka dashtë!(Video)

Fax News ka udhëtuar sot në drejtim të Kodër Rrëshenit, ku familja Filopati ka hapur dyert e mor tit, pas vr asjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Fatmir Kolecaj, i cili njihej si një person problematik dhe i dhu nshëm, mbërriti mbrëmjen e djeshme në banesën e familjes Filopati dhe v rau Esmeraldën dhe Vledison, ish-bashkëshorten e tij dhe të vëllanë e saj.

Të afërm dhe bashkëfshatarë shprehen se familja Filopati ka qenë nga më të rregullat, me tradita dhe me zakone.

Të afërm të familjes ama heshtin kur është fjala për të komentuar marrëdhëniet që Esmeralda ka pasur me bashkëshortin e saj, ndërsa njëri prej tyre tregon se Fatmiri i ka takuar sa herë që ka dashur tre vajza.

“Mesa duket nuk e ka pasur trajtimin e mirë nga ish-bashkëshorti, ne mirditorët e kemi që në rast se kemi probleme, kthehen vajzat te prindërit e vetë. Di të them që familja është pa probleme, janë të përmendur në Mirditë nga më të mirat”, shprehet një prej bashkëfshatarëve.

“Familje shumë e mirë, që merrej me punët e veta. Nuk e dimë që të ketë pasur konflikte më parë me ish-bashkëshortin, kanë tre vite që janë ndarë, ka ardhur të jetojë këtu te prindërit”, shprehet një tjetër zonjë.

“Alamet familje, se di për zotin nëse ka pasur konflikte më herët”, është një tjetë dëshmi.

“Familje shumë e lartë, djalë për së mbari”, tregon një tjetër i afërm i familjes, që nuk i shpëton as lotëve.

“Kanë pasur 3 vite që janë ndarë, ai fëmijët i ka takuar sa herë ka dashtë, ska pasur asnjë arsye, ai ka qenë dh unues, vajzat janë të treja në shkollë”. “Ka pasur kontradita me atë, nuk e di se për çfarë, jetonte te babai prej tre vitesh”, shprehet një tjetër i afërm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME