Categories Lajme

Alarm për sulm, kryeministri izraelit ndërpret takimin elektoral

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u detyrua të braktisë një takim elektoral kur ranë sirenat e alarmit për një sulm me raketa nga rripi i Gazës. Netanyahu gjendej në Ashkelon, pranë Rripit të Gazës. Një raketë palestineze ishte ngritur në ajër por u sinjalizua menjëherë nga sistemi mbrojtës izraelit. Netanyahu u dërgua në një vend të mbrojtur nga agjentët e shërbimit sekret.

Kjo ishte hera e dytë që nga muaji shtator që Netanyahu është detyruar të largohet nga një vend si pasojë e lëshimit të një rakete nga rripi i Gazës gjatë një takimi elektoral. Netanyahu këmbëngul se di si ta mbrojë izraelin, por kundërshtarët e tij politikë e akuzojnë se është shumë i butë përballë kërcënimeve që vijnë nga Rripi i Gazës.

Ndërkohë, aviacioni izraelit goditi objektivat ushtarakë në Rripin e Gazës. Sipas burimeve palestineze u godit një vendqendrim i Hamas në veri të Rripit të Gazës.

Gideon Saar, sfiduesi i Netaniau në zgjedhjet e së enjtes, kërkoi një marrëveshje të gjerë për zhdukjen e infrastrukturave ushtarake të grupeve militante palestineze të Hamas dhe të xhihadit islamik. Ish ndihmës dhe ish ministër në qeverinë e Netanyahu-t, Saar prej kohësh konsiderohej një figurë në ngritj si dhe një trashëgimtar i mundshëm politik i kryeministrit në detyrë. Ndërsa të tjerët presin me durim që Netanyahu të japë dorëheqjen, Saar është i vetmi që e kërkon me këmbëngulje. Netanyahu akuzohet për korrupsion, mashtrim dhe shkelje të besimit në tre çështje të ndryshme.

Më shumë se 100 mijë anëtarë të Likud do të votojnë para zgjedhjeve të përgjithshme të muajit mars, nëse Beniamin do të jetë ende kryetar i kësaj partie. Gjatë fushatës së tij elektorale Saar u përqendrua në faktin se këtë vit, Netaniau ka dështuar dy herë për krijimin e qeverisë. Ndërsa Netanyahu nga ana e tij shprehet i bindur se në muajin mars të vitit të ardhshëm partia nën drejtimin e tij do të fitojë zgjedhjet./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME