Categories Sport

VIDEO | Tottenham bën autokritikë, likuidon Brighton me përmbysje

Milimetrat ishin kundër Tottenham, por gjithsesi në fund skuadra e Jose Mourinho e mposhti Brighton me rezultatin e ngushtë 2-1. Kane në fillim u ndal nga VAR, që evidentoi një pozicion jashtë loje milimetrik. Miqtë ia dolën të shënonin të parët, me anë të Webster. Një goditje dënimi u shfrytëzua prej futbollistit të tyre, i cili me një goditje me kokë e drejtoi topin drejt rrjetës. Festë e Brighton, që në dhomat e zhveshjes u largua duke e pasur rezultatin në favor. Tottenham normalisht nuk mund të pajtohej me diçka të tillë Kane, gati 10 minuta pasi nisi fraksioni i dytë i lojës, ia doli të shënonte. Sulmuesi shfrytëzoi një gabim të miqve dhe me dy tentativa të njëpasnjëshme e bëri portierin e Brighton të dorëzohej. Barazim 1-1 dhe tashmë duhej edhe goli i avantazhit. Një aksion perfekt, kur kishin kaluar 72 minuta lojë, u konkretizua me gol nga Dele Alli. Mesfushori me një gjuajtje nga brenda zonës u tregua i saktë dhe shënoi golin që i dha tre pikët skuadrës së Tottenham, që momentalisht ngjitet në vendin e pestë në klasifikim. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME