Categories Lajme

“Kaos, frikë dhe njerëz që vraponin”, gazetarja rrëfen tmerrin që pa me sytë e saj në Durrës

Ditën e sotme në studio me Juli Xhokaxhi ishte e ftuar gazetarja e “ABC News”, Luljeta Progni e cila ka folur për situatën pas tërmetit. Tashmë ka kaluar një muaj nga tërmeti që shkaktoi pasoja të rënda në vendin tonë.

Ajo shprehet se frika e njerëzve ka mbetur në mendjen e të gjithëve. “Kam parë njerëz që vraponin, vetëm kaos dhe frikë, të gjithë donin të iknin nga Durrësi. Në terren kam ndeshur zjarrëfikës të përkushtuar dhe heronj, por nga shteti situta ishte e papërgatitur. Kemi qëndruar gjatë gjithë ditës, banorët qanin për njerëzit me të cilët kishin jetuar. Ishin lemerisur për mënyrën së si po punohej dhe se ndihma kosovare ishte e para që kishte ardhur. Ekipet e emergjencës civile patjetër që ishin heronj, por kemi parë njerëz që nuk kishin asnjë lloj lidhje me këtë profesion. Kam kuptuar se shumica nuk ishin profesionistë dhe kjo vjen si pasojë e mënyrës se si emërohej, njerëz që jo për fajin e tyre gjendeshin në situata të tilla rrinin dhe nuk dinin ç’të bënin”, tha Progni.

Më tej ajo theksoi se tërmeti ka treguar se shqiptarët janë solidar me njëri – tjetrin. “Gjithë Thumana ka qënë aty që në orët e para për të ndihmuar. Të gjithë qytetet e Shqipërisë u përfshinë për të ndihmuar”, u shpreh ajo.

Sa i përket situatës pas tërmetit që tashmë janë bërë një muaj gazetarja thotë: “në vendet ku kam qënë situata është shumë e vështirë. Ka shtëpi ku askush nuk ka shkuar ti verifikojë. Kemi një rol të madh ne mediat për të luajtur në këtë situatë. Situata e parë është optimizmi, solidariteti që po na ndihmojnë të gjithë, por tani duket se shumica është harruar dhe janë atje nëpër çadra dhe për këtë kemi një rol për të luajtur. Gjithashtu ajo se theksoi se po përpunohet reportazhi për mbijetesën e banorëve të Thumanës dhe një tjetër reportazh se si po i përgjigjet shteti shqiptar qytetarit të dëmtuar./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME