Koronavirusi po mban botën në ankth, teksa po shënon përhapje gjithnjë e më të gjerë. Raportimet e fundit flasin për një person të infektuar edhe në Kroaci
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Kroacisë, Andrei Plenkoviç.
Mësohet se është konfirmuar i infektuar me koronavirus një djalë i ri në kryeqytetin kroat, Zagreb. Ndërkohë, po iu bëhen analizat edhe personave të tjerë, që kanë punuar në Itali.
