Categories Politike

Alarmi nga Serbia dhe Greqia/ Shqipëria planifikon ngritjen e sistemit për mbrojtjen ajrore

Shqipëria planifikon për herë të parë ngritjen e një sistemi për mbrojtjen ajrore. Aktualisht, Shqipëria ka vetëm disa helikopterë ushtarakë për misione humanitare dhe radarë, por nuk ka sistem për mbrojtjen ajrore. Sipas një dokumenti të ushtrisë, sistemi i mbrojtjes ajrore pritet të ngrihet në vitin 2022.

Në dokument thuhet se “Është i domosdoshëm zhvillimi i kapaciteteve reaguese me kapacitete/aftësi operacionale që t’u përgjigjen të gjitha detyrave dhe misionit të Forcës Ajrore. Sisteme të mbrojtjes ajrore, si dhe integrimi i tyre me sistemin “NATINAMDS”; Kapacitete kombëtare për sigurimin e sovranitetit të hapësirës ajrore të RSH-së. Rezultate të pritshme do të jenë krijimi i kapaciteteve kombëtare të reagimit ndaj objektivave fluturues (të bazuara në tokë); Zhvillimi i kapaciteteve kombëtare për vëzhgimin e hapësirës ajrore”.

Për rritjen e fuqisë ushtarake të Shqipërisë janë të interesuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa vendet të BE dhe Turqia.

Ndërkaq, për fuqizimin ushtarak të Shqipërisë janë të shqetësuara kryesisht Serbia dhe Greqia, të cilat gjatë shekujve kanë zaptuar një pjesë të territoreve të Shqipërisë së vitit 1912. Ngritja e këtij sistemi pritet të alarmojë edhe njëherë Greqinë dhe Serbinë. Kjo e fundit ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME