Categories Lajme

Albana Vokshi: Ende i pavlerësuar nga Qeveria, “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji t’i miratohet pensioni suplementar!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një postim të sajin në rrjetet sociale, bëri thirrje për miratimin sa më shpejt të pensionit suplementar të poetit të njohur, Jorgo Papingji, i vlerësuar me dekoratën e lartë “Mjeshtër i Madh”. “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji t’i miratohet sa më parë pensioni suplementar! Autor i mbi 4000 teksteve dhe fitues i 17 çmimeve në Festivalet e Këngës në RTSH dhe i 26 çmimeve në Festivalet e Fëmijëve, “Mjeshtri i madh” i teksteve muzikore mbetet për fat të keq ende i pavlerësuar nga Qeveria”, shkruan Vokshi.

Mesazhi i plotë i Vokshit Një jetë në vargje – “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji t’i miratohet sa më parë pensioni suplementar!

“Mjeshtri i madh”, Jorgo Papingji është një nga poetët e mirënjohur e më të dashur për publikun shqiptar që me pasion për muzikën, i shndërroi vargjet në këngë aq të dashura për të gjithë. I këndoi të gjitha moshave, këndoi në të gjitha zhanret e për të gjitha trevat shqiptare. Autor i mbi 4000 teksteve dhe fitues i 17 çmimeve në Festivalet e Këngës në RTSH dhe i 26 çmimeve në Festivalet e Fëmijëve, “Mjeshtri i madh” i teksteve muzikore mbetet për fat të keq ende i pavlerësuar nga Qeveria. I bëj thirrje Ministres së Kulturës Elva Margariti dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të ndjekin sa më parë procedurat e miratimit të pensionit të veçantë për “Mjeshtrin e Madh”, Jorgo Papingji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME